Drejtori i Drejtorisë së Infrastrukturës në Komunën e Obiliqit, Naim Shalaku, ka dalë në terren për të parë nga afër zhvillimin e punimeve në rrugën “Mazgit – Ferid Curri”.
Në këtë segment rrugor është realizuar instalimi i gypave të ngrohjes qendrore në kuadër të projektit të koogjenerimit. Pas përfundimit të shtrirjes së rrjetit të koogjenerimit, aktualisht është duke u bërë vendosja e shtresës së asfaltit.
Punimet në këtë rrugë pritet të vazhdojnë edhe në ditët në vijim deri në përfundimin e plotë të tyre.