Sot në palestrën “Adem Jashari” në Obiliq u mbajtën garat komunale në futsall në kuadër të sportit shkollor, në konkurrencën e vajzave dhe djemve të shkollave fillore dhe të mesme.
Në këtë aktivitet sportiv ishte i pranishëm edhe nënkryetari i Komunës së Obiliqit, z. Berat Gashi, si dhe drejtorë të shkollave të komunës.
Kryetari i Sportit Shkollor, Tahir Morina, përshëndeti të pranishmit dhe falënderoi Komunën e Obiliqit për përkrahjen në organizimin e garave të nxënësve tanë. Ndërsa nënkryetari z. Berat Gashi theksoi se përkrahja për nxënësit e shkollave tona do të vazhdojë të jetë edhe më e madhe, sidomos kur shihet vullneti dhe entuziazmi i nxënësve për garat sportive. Ai u uroi të gjithë pjesëmarrësve gara të suksesshme dhe pa lëndime.
Pas një atmosfere shumë të bukur sportive dhe ndeshjeve mjaft interesante ndërmjet shkollave, rezultatet përfundimtare ishin:
Shkollat Fillore
Vajzat
Vendi i parë – SHFMU “Ibrahim Rugova”, Obiliq
Vendi i dytë – SHFMU “Migjeni”, Siboc
Djemtë
Vendi i parë – SHFMU “Migjeni”, Siboc
Vendi i dytë – SHFMU “Hasan Prishtina”, Milloshevë
Shkollat e Mesme
Vajzat
Vendi i parë – SHML “17 Shkurti”
Vendi i dytë – SHML “Ismail Dumoshi”
Djemtë
Vendi i parë – SHML “Ismail Dumoshi”
Vendi i dytë – SHML “17 Shkurti”
Këto gara dëshmuan edhe një herë rëndësinë e sportit shkollor në zhvillimin e nxënësve dhe promovimin e frymës sportive, bashkëpunimit dhe garës së ndershme mes shkollave.