Me rastin e 8 Marsit – Ditës Ndërkombëtare të Gruas, përfaqësues të institucioneve të Komunës së Obiliqit realizuan vizita në disa institucione lokale, ku shpërndanë lule dhe uruan gratë punonjëse për këtë ditë të veçantë.
Njëra prej vizitave u zhvillua në QKMF, ku të pranishëm ishin nënkryetari i Komunës së Obiliqit, Berat Gashi, Drejtoresha e Shëndetësisë, Albertina Dedinca, Drejtoresha e Administratës, Ariana Grajqevci, dhe asambleistet Fjolla Nasufi dhe Lendita Krasniqi, të cilat së bashku uruan gratë punonjëse të sektorit shëndetësor për punën dhe përkushtimin e tyre ndaj qytetarëve.
Po ashtu nënkryerari i Komunës së Obiliqit,, së bashku me asambleistet Fjolla Nasufi dhe Lendita Krasniqi, vizituan Ndërmarrjen Publike Lokale (NPL), ku u pritën nga U.D. Kryeshefi Flakron Mjekiqi. Me këtë rast u dhuruan lule për gratë që punojnë në këtë ndërmarrje, duke i falënderuar për kontributin dhe përkushtimin e tyre në punë.
Ndërkaq, në Qendrën për Punë Sociale, në vizitë morën pjesë Bashkim Gashi dhe Drejtoresha Ariana Grajqevci, ku gjithashtu u shpërndanë lule për gratë që punojnë në këtë institucion.
Po ashtu, vizitë u realizua edhe në Stacionin Policor dhe tek Enti për punësim, ku morën pjesë asambleistja Arbenita Pllana, Drejtoresha Ilire Shema Kelmendi, Drejtoresha Ariana Grajqevci si dhe Shefi i Kabinetit Bashkim Gashi, duke uruar gratë police për punën dhe angazhimin e tyre në shërbim të sigurisë së qytetarëve.
Këto vizita u realizuan në shenjë mirënjohjeje dhe respekti për kontributin e grave në institucione dhe në shoqëri, duke vlerësuar rolin dhe punën e tyre të përditshme.