Drejtoresha e Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë, znj. Njomza Hoxha, së bashku me stafin e saj, zhvilluan një takim pune me Kryetarin e Komunës së Obiliqit, Halil Thaçi dhe stafin e tij me qëllim të thellimit të bashkëpunimit institucional në fushën e efiçiencës së energjisë.
Gjatë këtij takimi u diskutua për projektet e realizuara deri më tani, si dhe për mundësitë e reja të bashkëpunimit në të ardhmen, në funksion të përmirësimit të infrastrukturës publike dhe rritjes së efiçiencës energjetike në komunë.
Kryetari falënderoi përfaqësuesit e FKEE-së për bashkëpunimin e deritanishëm dhe për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Komunës së Obiliqit, duke shprehur gatishmërinë për projekte të reja të përbashkëta.
Nga ana tjetër, Drejtoresha Njomza Hoxha vlerësoi bashkëpunimin korrekt dhe konstruktiv me komunën, duke theksuar se pret që ky partneritet të vazhdojë edhe në të ardhmen.