Gjatë ditës së sotme, Nënkryetari i Komunës së Obiliqit, z. Berat Gashi, vizitoi nga afër punimet që po zhvillohen në fshatin Siboc, në objektin “Shtëpia e Fshatit”.
Ky objekt është i destinuar për mbajtjen e të pames dhe ceremonive mortore, duke krijuar kushte më të mira dhe një hapësirë të dinjitetshme për qytetarët në momente të vështira. Realizimi i këtij projekti përbën përmbushjen e një kërkese të kahershme të banorëve të fshatit dhe një investim të rëndësishëm në shërbim të komunitetit lokal.
Me këtë rast, Nënkryetari u njoftua me ecurinë e punimeve dhe potencoi rëndësinë e përfundimit të projektit brenda afateve të parapara, duke garantuar standarde të larta të cilësisë dhe funksionalitetit.
Komuna e Obiliqit mbetet e përkushtuar në realizimin e projekteve që ndikojnë drejtpërdrejt në përmirësimin e infrastrukturës dhe rritjen e cilësisë së jetës për të gjithë qytetarët.