Nënkryetari i Komunës së Obiliqit Berat Gashi, së bashku me Drejtorin e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Selim Asllani, kanë mbajtur takim me përfaqësuesit e N.P.H. “Ibër-Lepenc” Sh.A., përfshirë Dr. Deme Abazin, Drejtor i Departamentit të Ujitjes, dhe MSc Fatlum Hasanin, Udhëheqës i Njësisë Punuese Shkabaj – Ujitja.
Takimi u mbajt në kuadër të diskutimeve për hartimin e një Memorandumi Bashkëpunimi, i cili ka për qëllim subvencionimin e ujitjes për të gjitha tokat bujqësore të fermerëve në territorin e Komunës së Obiliqit, si dhe ruajtjen dhe zhvillimin e sistemit të ujitjes.
Në takim u vlerësua rëndësia e këtij bashkëpunimi për krijimin e kushteve më të mira për zhvillimin e bujqësisë dhe mbështetjen e fermerëve në komunë.