Nënkryetari i Komunës së Obiliqit, z. Berat Gashi, së bashku me Drejtoreshën e Drejtorisë së Arsimit, morën pjesë në eventin ndërgjegjësues “Unë i them JO dhunës”, i cili u mbajt në ambientet e Bibliotekës së Qytetit.
Aktiviteti u organizua nga Arlinda Bajqinca Tahiri, në kuadër të projektit “Stop dhunës në Familje – Edukim, ndërgjegjësim dhe ndryshim shoqëror”, i financuar nga Kolegji AAB. Gjatë eventit u diskutua për parandalimin e dhunës në familje, rëndësinë e edukimit dhe rolin e institucioneve në adresimin e këtij fenomeni shoqëror.
Ky organizim shërbeu si hapësirë për diskutim dhe bashkëpunim ndërinstitucional, duke kontribuar në rritjen e ndërgjegjësimit dhe promovimin e vlerave të një shoqërie pa dhunë.
Zyra për Informim, Obiliq.