Kryetari i Komunës së Obiliqit, z. Halil Thaçi, priti në takim koordinatoren e Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim në Kosovë (TIKA), znj. Fulya Aslan.
Në këtë takim u bisedua rreth mundësive konkrete të bashkëpunimit ndërmjet Komunës së Obiliqit dhe TIKA-s, me theks të veçantë në projekte që do të kontribuojnë në zhvillimin lokal dhe në përmirësimin e kushteve të jetesës për qytetarët e komunës sonë. Kryetari Thaçi falënderoi znj. Aslan për përkrahjen dhe angazhimin e vazhdueshëm të TIKA-s në Kosovë, duke shprehur gatishmërinë për bashkëpunim të mëtejmë në të ardhmen.