Homazhe në Reçak
Në 27-vjetorin e Masakrës së Reçakut, Kryetari i Komunës së Obiliqit, Halil Thaçi, së bashku me kabinetin e tij, bëri sot homazhe në Reçak, në nderim dhe kujtim të martirëve të masakrës që tronditi ndërgjegjen e botës dhe mbetet një nga ngjarjet më të rënda të historisë sonë të re.
Më 15 janar 1999, në Reçak u masakruan civilë të pafajshëm, një krim që u bë simbol i vuajtjes, sakrificës dhe qëndresës së popullit të Kosovës, duke shënuar një kthesë vendimtare në ndërgjegjësimin ndërkombëtar për krimet e kryera dhe në rrugën drejt lirisë.
Me këto homazhe, riafirmohet respekti dhe përulja e thellë ndaj të rënëve, si dhe përkushtimi për ta ruajtur kujtesën historike dhe vlerat e lirisë, që sakrifica e tyre të mbetet udhërrëfyes për brezat që vijnë.
Lavdi martirëve të Reçakut!
Lavdi të gjithë dëshmorëve dhe martirëve të Kosovës!