Kryetari i Komunës së Obiliqit, Halil Thaçi, ka nënshkruar sot vendimin për mbështetjen financiare të familjeve strehuese, të cilat ofrojnë kujdes për fëmijët pa përkujdesje prindërore.
Sipas këtij vendimi, familjet që hapin dyert dhe zemrat e tyre për këta fëmijë do të mbështeten me nga 350 euro në muaj.
Kryetari Halil Thaçi ka theksuar se kujdesi për fëmijët pa përkujdesje prindërore nuk është bamirësi, por përgjegjësi institucionale, duke nënvizuar se Komuna e Obiliqit do të jetë pranë atyre që bëjnë më shumë për shoqërinë.
Ky vendim dëshmon angazhimin e Komunës së Obiliqit për të garantuar mbështetje të vazhdueshme për familjet strehuese dhe për të siguruar një të ardhme më të sigurt për fëmijët në nevojë.