Komuna e Obiliqit po vazhdon angazhimin për pastrimin e rrugëve gjatë sezonit dimëror. Aktualisht, rruga Siboc–Obiliq është duke u pastruar nga bora për të mundësuar qarkullim të sigurt dhe të lehtë për qytetarët.
Ekipet komunale, në bashkëpunim me ekipet e KEK-ut, janë në terren dhe po punojnë intensivisht për hapjen e rrugëve dhe përmirësimin e kushteve të kalimit.