Ekipet e shërbimeve komunale janë në terren dhe po vazhdojnë punimet për sanimin e rrugës “Hasan Prishtina”, pas dëmtimeve të shkaktuara nga reshjet dhe grumbullimi i ujërave.
Në kuadër të intervenimit po bëhet pastrimi i kanalizimeve, largimi i ujit të grumbulluar dhe rregullimi i pjesëve të dëmtuara të rrugës, me qëllim të përmirësimit të qarkullimit dhe sigurisë për qytetarët.
Komuna do të vazhdojë me intervenime edhe në ditët në vijim, varësisht nga nevoja dhe situata në terren.
Luten qytetarët për mirëkuptim gjatë zhvillimit të punimeve dhe të kenë kujdes të shtuar gjatë qarkullimit në këtë segment rrugor.