Rruga Plemetin – Hamidi është e bllokuar për shkak të daljes nga shtrati të lumit Sitnica.
Qytetarët që përdorin këtë rrugë luten të zgjedhin rrugë alternative dhe të jenë të kujdesshëm gjatë lëvizjes. Ekipet komunale janë në terren për të monitoruar situatën dhe për të siguruar sigurinë.
I bëjmë thirrje qytetarëve të ndjekin shenjat dhe udhëzimet në terren.