Për shkak të reshjeve intensive të borës dhe temperaturave të ulëta, të gjitha rrugët në territorin e komunës janë të ngrira dhe të rrëshqitshme, duke vështirësuar qarkullimin e automjeteve.
Luten qytetarët që:
të shmangin lëvizjet e panevojshme,
të përdorin pajisje dimërore,
të tregojnë kujdes të shtuar gjatë qarkullimit.
Ekipet kompetente janë në terren dhe po punojnë për pastrimin dhe trajtimin e rrugëve me materiale kundër ngrirjes.
Ju falënderojmë për mirëkuptimin.