Komuna e Obiliqit po vazhdon angazhimin e saj për përmirësimin e kushteve në institucionet arsimore.
Në shkollën “Ibrahim Rugova”, në paralelen e ndarë në Mazgit të Epërm, është instaluar kaldaja e re e ngrohjes, duke siguruar kushte më të mira për nxënësit dhe stafin arsimor.
Po ashtu, në shkollat e Kryshevcit dhe Lajthishtës janë sanuar të gjitha problemet teknike të sistemit të ngrohjes.
Me këto ndërhyrje, institucionet arsimore janë të gatshme për ngrohje funksionale dhe për zhvillimin normal të procesit mësimor.