Në Bibliotekën e Qytetit u organizua ceremonia e shpërndarjes së mirënjohjeve për nxënësit më të rregullt gjatë vitit shkollor, si vlerësim për përkushtimin, disiplinën dhe angazhimin e tyre të vazhdueshëm në procesin mësimor.
Mirënjohjet u ndanë nga drejtoreshat komunale: znj. Ilire Kelmendi Shema, Drejtoreshë e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, dhe znj. Sevdije Berisha Krasniqi, Drejtoreshë e Drejtorisë së Arsimit.
Komuna vlerëson dhe mbështet nxënësit shembullorë, duke inkurajuar edukimin, disiplinën dhe suksesin si vlera thelbësore për të ardhmen e shoqërisë sonë.