Sot, Kryetari i Komunës së Obiliqit, Halil Thaçi, priti në takim Emil Savov, Drejtor në detyrë i Qendrës Rajonale të OSBE-së në Prishtinë, dhe Arianit Osmani, Zyrtar Nacional i Programit për Qeverisje Lokale.
Gjatë takimit u diskutuan tema të rëndësishme që lidhen me avancimin e bashkëpunimit ndërmjet Komunës së Obiliqit dhe OSBE-së. Me këtë rast, Kryetari Thaçi pranoi letrën e urimit nga Ambasadori i OSBE-së në Kosovë z.Gerard McGurk, si dhe u njoh me programet dhe angazhimet e OSBE-së në mbështetje të qeverisjes lokale.
Të dyja palët shprehën gatishmërinë për bashkëpunim në fusha të ndryshme, duke theksuar rëndësinë e zhvillimit të projekteve që synojnë përmirësimin e shërbimeve publike dhe rritjen e mirëqenies së qytetarëve të Komunës së Obiliqit.
Ky takim përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt forcimit të partneritetit ndërinstitucional dhe mbështetjes së iniciativave lokale për zhvillim të qëndrueshëm.