Ndihma Juridike në bashkëpunim me Njësinë për Antidiskriminim dhe Barazi Gjinore është vendosur në Komunën e Obiliqit.
Zyra mobile e Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas do të jetë prezente në Komunën e Obiliqit, konkretisht në lokacionin Sheshi Aziz Zhilivoda, nga data 10.12.2025 deri më 09.01.2026, çdo ditë pune, nga ora 08:30 deri në 15:00.
Kjo zyre do të ofrojë shërbime të ndihmës juridike falas për këto kategori:
persona me asistencë sociale dhe kategori të tjera sociale,
pensionistë,
persona të papunësuar,
persona me të ardhura familjare nën pagën minimale,
nëna vetushqyese,
viktima të dhunës në familje dhe dhunës me bazë gjinore,
gazetarë, etj.
Ndihma ofrohet në procedura penale, civile, kundërvajtëse dhe administrative, si dhe në konteste të ndryshme familjare dhe martesore, konteste pune, konteste pronësore, çështje pensionale e sociale, etj.
Shërbimet përfshijnë: këshilla dhe informata juridike, asistencë teknike, përgatitje të shkresave dhe përfaqësim në gjykatë përmes angazhimit të avokatëve që financohen nga fondet e Agjencisë.
Zyra për Informim,Obiliq.