Këtë të premte, në fshatin Bakshi të komunës së Obiliqit, është përfunduar asfaltimi i rrugës “Luftëtari”. Punimet u inspektuan nga afër nga drejtori i sapoemëruar i Drejtorisë së Infrastrukturës Lokale, Naim Shalaku, së bashku me bashkëpunëtorët e tij.
Banorët e fshatit Bakshi e kanë mirëpritur këtë investim të rëndësishëm, i cili konsiderohet projekt kapital për zonën.Rruga “Luftëtari”, e cila u asfaltua sot, ka një gjatësi prej 920 metrash.Zyra për Informim, Obiliq.