Kryetari i Komunës, z. Halil Thaçi, së bashku me stafin e tij, zhvilloi sot një vizitë pune në Ndërmarrjen Publike Lokale “NPL Kastrioti”. Delegacioni u prit nga kryeshefi ekzekutiv, z. Berat Mehmeti, si dhe nga anëtarët e Bordit të Ndërmarrjes.
Gjatë takimit, kryeshefi Mehmeti informoi Kryetarin Thaçi për aktivitetet, përgjegjësitë dhe punët që po zhvillohen nga ndërmarrja. Pas takimit, ata vizituan edhe sheshin e qytetit “Dëshmorët e Kombit”, ku ekipet e punëtorëve janë duke realizuar dekorimet për fundvit.
Kryetari Thaçi falënderoi kryeshefin Mehmetin për pritjen dhe bashkëpunimin e mirë me komunën, si dhe shprehu mirënjohje për punëtorët për angazhimin dhe punën që po bëjnë në shërbim të qytetarëve.