Në sallën e Kuvendit Komunal në Obiliq u mbajt sesioni informues për Skemën e Granteve nga D&D Business Support Center
I pranishëm në këtë sesion informues ishte Drejtori i Bujqësisë, z. Bejtullah Mjekiqi, Drejtori i D&D Business Support Center, z. Safet Fazliu, si dhe fermerë të komunës së Obiliqit, biznese të vogla dhe individë të interesuar.
Gjatë këtij sesioni, pjesëmarrësit u informuan në mënyrë të detajuar mbi procedurat e aplikimit për grantet, të cilat ndahen në dy kategori:
LOT 1 (1,500€ – 5,000€) për individë, fermerë dhe mikro-biznese
LOT 2 (5,001€ – 50,000€) për fermerë dhe biznese të vogla/mesme.
Drejtori i Bujqësisë, z. Bejtullah Mjekiqi, falënderoi z. Safet Fazliu për përzgjedhjen e Komunës së Obiliqit si pjesë e kësaj skeme mbështetëse, gjithashtu falënderoi Qeverinë Gjermane, GIZ-in, Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, si dhe D&D Business Support Center për mbështetjen e ofruar.
Drejtori Mjekiqi inkurajoi të gjithë të pranishmit që të aplikojnë në këtë mundësi të vlefshme për zhvillimin e aktiviteteve të tyre.