Drejtori i Drejtorisë për Bujqësi, z. Bejtulla Mjekiqi, sot ka vizituar fermerin e Komunës së Obiliqit, z. Blerim Dobratiqi, i cili kultivon kumbulla dhe pemë të tjera.
Gjatë vizitës, drejtori u njoh nga afër me punën dhe përkushtimin e fermerit, si dhe me sfidat dhe nevojat që ka në procesin e kultivimit.
Fermeri Dobratiqi falënderoi drejtorin për vizitën dhe mbështetjen e ofruar nga Komuna e Obiliqit për zhvillimin e bujqësisë.