Sot në fshatin Hade e re është bërë votimi i projekteve në kuadër të projektit buxhetimi me pjesëmarrje, banorët e fshatit Hade e Re fillimisht nga Shefi i Kabinetit, Burim Gërguri, u informuan rreth mundësive të realizimit të 7 ( shtatë ) projekteve që janë propozuar me datën 28.07.2025.
Banorët e fshatit Hade e Re në mënyrë demokratike kan votuar për projektin: “Rregullimi i ndriçimit dhe vendosja e kamerave” ku banorët e fshatiti Hade e Re dëshmuan frymën e bashkëpunimit në të mirë të komunitetit.
Shefi i Kabinetit, z. Burim Gërguri, falënderoi të gjithë të pranishmit për pjesëmarrjen e tyre, ku qëllimi i këtij procesi ishte ofrimi i mundësisë së qytetarëve në procesin e vendimmarrjes.