Sot në fshatin Raskovë është bërë votimi i projekteve në kuadër të projektit buxhetimi me pjesëmarrje, banorët e fshatit Raskovë fillimisht nga Shefi i Kabinetit, Burim Gërguri, u informuan rreth mundësive të realizimit të 4 (katër) projekteve që janë propozuar me datën 28.07.2025.
Banorët e fshatit Raskovënë mënyrë demokratike kan votuar për projektin: Rregullimi i stadiumit (rrethoja, muri dhe zhveshtoret) ku banorët e fshatiti Raskovë dëshmuan frymën e bashkëpunimit në të mirë të komunitetit.
Shefi i Kabinetit, z. Burim Gërguri, falënderoi të gjithë të pranishmit për pjesëmarrjen e tyre, ku qëllimi i këtij procesi ishte ofrimi i mundësisë së qytetarëve në procesin e vendimmarrjes.