Sot në Dardhishtë është bërë votimi i projekteve në kuadër të projektit buxhetimi me pjesëmarrje, banorët e fshatit Dardhishtë fillimisht nga Shefi i Kabinetit, Burim Gërguri, u informuan rreth mundësive të realizimit të 9 ( nëntë ) projekteve që janë propozuar me datën 24.07.2025.
Banorët e Dardhishtës në mënyrë demokratike kan votuar për projektin: Ndërtimi i trotuarit në rrugën “Nuhi Kelmendi” ku banorët e Dardhishtës dëshmuan frymën e bashkëpunimit në të mirë të komunitetit.
Shefi i Kabinetit, z. Burim Gërguri, falënderoi të gjithë të pranishmit për pjesëmarrjen e tyre, ku qëllimi i këtij procesi ishte ofrimi i mundësisë së qytetarëve në procesin e vendimmarrjes.