Komuna e Obiliqit ka mbajtur takim buxhetor me banorët e fshatit Bakshi, në kuadër të projektit të buxhetimit me pjesëmarrje të qytetarëve.
Në këtë takim, Shefi i Kabinetit, z. Burim Gërguri, i informoi banorët për procesin e buxhetimit me pjesëmarrje, duke i ftuar të pranishmit që të japin komentet, idetë dhe propozimet e tyre për projektet që i konsiderojnë më të nevojshme për komunitetin e Bakshisë.
Gjatë takimit, banorët propozuan gjashtë (6) projekte prioritare:
1.Rregullimi i përrockës
2.Asfaltimi i rrugës Bakshi-Llazarevë
3.Asfaltimi i rrugës “Luftëtari”
4.Asfaltimi i rrugës “Sali Mehani”
5.Asfaltimi i rrugës Bakshi-Bardhosh
6.Ndërtimi i trotuarit në rrugën kryesore
Këto propozime do të finalizohen më 4 gusht 2025, në orën 19:30, ku banorët e fshatit Bakshi do të vendosin përmes procesit të votimit.
Projektet tjera të propozuara do të mbeten pjesë e planifikimeve për investime të ardhshme nga buxheti komunal.
Të drejtë vote për projektet e preferuara kanë të gjithë qytetarët e komunitetit nga mosha 14-vjeçare.