Në takimin që u mbajt në fshatin Palaj, banorët fillimisht u informuan nga Shefi i Kabinetit, z. Burim Gërguri, për projektin e buxhetimit me pjesëmarrje, duke i ftuar të pranishmit që të japin komentet, idetë dhe propozimet për projektet që i konsiderojnë më të nevojshme për banorët e fshatit Palaj.
Gjatë këtij takimi janë pranuar pesë (5) propozime nga banorët:
1.Ndërrimi i gypit të ujësjellësit
2.Ndërrimi i rrjetit të kanalizimit
3.Rregullimi i parkingut dhe rrethojës së shkollës
4.Rregullimi i varrezave
5.Objekti i shëndetësisë të shndërrohet në shtëpi për komunitetin
Këto propozime do të finalizohen më 1 gusht në orën 19:30, ku banorët e fshatit Palaj do të vendosin përmes procesit të votimit.
Ndërsa projektet e tjera do të jenë pjesë e investimeve të ardhshme nga buxheti komunal.
Të drejtë vote për projektet e preferuara kanë të gjithë qytetarët e komunitetit nga mosha 14-vjeçare.