Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, mori pjesë në natën finale të turneut të hendbollit në rërë “Summer Beach Tournament 2025”, i cili u mbajt në sheshin “Adem Preniqi” në Obiliq.
Finalet u zhvilluan në një atmosferë të jashtëzakonshme, me pjesëmarrje të ekipeve nga vende të ndryshme dhe me përkrahje nga publiku, duke i dhënë qytetit një energji verore të veçantë.
Fituesit e turneut:
Kategoria e meshkujve: “Mjeshtrat”
Kategoria e femrave: Ekipi nga Samadrexha
Kryetari Gashi falënderoi Melosin për organizimin e shkëlqyer të këtij eventi, si dhe të gjithë pjesëmarrësit dhe publikun për këtë ngjarje sportive që pasuroi jetën kulturore e rekreative të qytetit tonë.