Komuna e Obiliqit ka mbajtur takim buxhetor në kuadër të procesit të Buxhetimit me Pjesëmarrje të Qytetarëve, me qëllim që të dëgjojë nga afër nevojat, idetë dhe prioritetet e banorëve të Obiliqit
Takimi është mbajtur në Sallën e Kuvendit Komunal në Obiliq, ku banorët fillimisht u informuan nga Shefi i Kabinetit, z. Burim Gërguri, lidhur me projektin e buxhetimit me pjesëmarrje, duke i ftuar të pranishmit që të japin komentet, idetë dhe propozimet e tyre për projektet që i konsiderojnë më të nevojshme për qytetarët e Obiliqit.
Gjatë këtij takimi nuk janë pranuar propozime nga ana e qytetarëve, megjithatë, Shefi i Kabinetit, z. Burim Gërguri, ka propozuar që për vitin 2026 të rritet subvencionimi për gratë në biznes dhe Start-Up, nga 100,000 në 120,000 euro.