Në takimin që u mbajt në Mazgit të Ulët, banorët fillimisht u informuan nga Shefi i Kabinetit, z. Burim Gërguri, lidhur me projektin e buxhetimit me pjesëmarrje. Ata u njoftuan edhe për projektet që janë duke u realizuar në vazhdimësi, si dhe për projektet e planifikuara për vitin 2026. Pas prezantimit, të pranishmit u ftuan të japin komentet, idetë dhe propozimet e tyre për projektet që i konsiderojnë më të nevojshme për komunitetin e Mazgitit të Ulët.
Gjatë këtij takimi janë pranuar katër (4) propozime nga banorët:
1.Asfaltimi i rrugës “Kozmaqi”.
2.Mirëmbajtja e ndriçimit publik.
3.Asfaltimi i segmentit të rrugës “Agron Rrahmani”.
4.Rregullimi i trotuarit në rrugën “Agron Rrahmani”.
Këto propozime do të finalizohen më 30 korrik, në ora 16:00, ku banorët e Mazgitit të Ulët do të vendosin përmes procesit të votimit.
Ndërkaq, projektet tjera të propozuara do të jenë pjesë e planifikimeve për investime të ardhshme nga buxheti komunal.
Të drejtë vote për projektet e preferuara kanë të gjithë qytetarët e komunitetit nga mosha 14-vjeçare.