Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, së bashku me Kryetarin e KBI-së në Obiliq, Hoxhë Rexhep ef. Qerkezi, asambleistë, ekzekutivin dhe familjarë të dëshmorit, bënë homazhe pranë varrit të Dëshmorit të Kombit Abdullah (Adem) Qerkezi, në nderim të jetës dhe veprës së tij për lirinë dhe pavarësinë e vendit.
Kryetari Gashi theksoi: “Jeta dhe vepra e Dëshmorit Abdullah Qerkezi do të mbetet e pavdekshme, duke u përcjellë brez pas brezi, si sakrificë e dëshmorëve që ne sot të jetojmë të lirë e të pavarur.
I përjetshëm do të mbetet kujtimi për Dëshmorin Abdullah Qerkezi!
Lavdi të rënëve për liri!
Lavdi Dëshmorëve të Kombit!”