Në kuadër të takimeve të rregullta, Nënkryetari i Komunës së Obiliqit, z. Ibush Mjekiqi, ka pritur sot në takim, përfaqësuesit e njësisë ushtarake të KFOR-it LMT zviceran.
Në këtë takim, Nënkryetari Mjekiqi , njoftoj përfaqësuesit e KFOR-it, për realizimin e projekteve në komunën e Obiliqit, në të gjitha sferat, për vazhdimësinë e përkushtimit në krijimin e një mirëqenie sa më të mirë për të gjithë qytetarët pa dallim.
Nënkryetari Mjekiqi, në fund të takimit, ka falënderuar KFOR-in, për punën dhe për koordinimin e përbashkët në ruajtjen dhe monitorimin e sigurisë për qytetarët!