Drejtoresha e Drejtorisë Komunale të Arsimit, znj. Fitore Hashani, ka takuar Komisionin për Rregulloren e Subvencionimit të Bursave në DKA, me të cilët bashkëbisedoi për punën dhe rishikimin e Rregullores (Rregullorja I-104, datë 31.08.2020).
Me këtë rast, drejtoresha Hashani falënderoi anëtarët e komisionit për punën dhe angazhimin e tyre në plotësimin dhe ndryshimin e kësaj rregulloreje, duke propozuar që të bëhet një thirrje për studentët, masterët dhe doktorantët që të japin propozimet dhe rekomandimet e tyre, si para përmbylljes së draftit, ashtu edhe gjatë miratimit në Kuvend dhe diskutimeve publike me qytetarët.
Qëllimi i kësaj thirrjeje është që Rregullorja të jetë në përputhje të plotë me nevojat dhe mbështetjen për secilin nxënës, student, master dhe doktorant në komunën tonë.
DKA mbetet gjithmonë në shërbim dhe mbështetje të të gjithëve, për cilësinë dhe avancimin e arsimit!