Në sallën e Kuvendit Komunal u mbajt debati publik për të informuar qytetarët rreth ecurisë së gjashtëmujorit të parë të punës së ekzekutivit për vitin 2025. Në këtë debat morën pjesë Kryesuesja e Kuvendit Komunal, ekzekutivi i Komunës së Obiliqit, përfaqësues të OJQ-ve, qytetarë dhe zyrtarë komunalë.
Takimin e hapi Nënkryetari i Komunës së Obiliqit, z. Ibush Mjekiqi, i cili në fjalën e tij theksoi rëndësinë e këtij debati për transparencën dhe llogaridhënien ndaj qytetarëve. Ai njoftoi të pranishmit rreth projekteve dhe arritjeve të deritanishme, si dhe sfidave që janë hasur gjatë kësaj periudhe. Gjatë këtij takimi u prezantuan detaje rreth projekteve kryesore që janë zhvilluar në vitin 2025. Këto projekte tregojnë përkushtimin e komunës në realizimin e projekteve të rëndësishme për komunitetin.
Nënkryetari Mjekiqi falënderoi zyrtarët komunalë dhe qytetarët për kontributin dhe angazhimin e tyre të vazhdueshëm, duke theksuar se bashkëpunimi dhe përkushtimi i të gjithëve ka qenë thelbësor për përmbushjen e synimeve dhe objektivave të përbashkëta.