Me ftesë të z. Ardian Hoxha, president i American School of Kosovo, Drejtoresha e DKA-së në Komunën e Obiliqit, znj. Fitore Hashani, mori pjesë në ceremoninë e diplomimit të nxënësve të shkollës së mesme të lartë.
Në shenjë mirënjohjeje dhe bashkëpunimi, znj. Hashani u nderua me një mirënjohje nga drejtuesit e shkollës. Ajo falënderoi për ftesën dhe vlerësimin, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit për përmirësimin e cilësisë në arsim.