Komuna e Obiliqit ka vazhduar ditën me aktivitete për shënimin e 14 Qershorit, Ditën e Çlirimit të Komunës së Obiliqit, me Seancë Solemne të Kuvendit Komunal të Obiliqit për të shënuar 26-vjetorin e çlirimit, datë e cila ngërthen në vete përpjekjet shekullore të popullit shqiptar për liri e pavarësi, ditë e lavdisë dhe triumfit të luftës sonë çlirimtare.
Kryetari i Komunës së Obiliqit, z. Xhafer Gashi, në fjalën e tij bëri thirrje për unitet dhe bashkëpunim, duke theksuar se vetëm duke qenë të bashkuar do të realizojmë idealet e dëshmorëve dhe të rënëve për liri, si dhe do të garantojmë të ardhmen e brezave të rinj.
Në këtë ditë të shenjtë, me mirënjohjen më të lartë, pranë Pllakës Përkujtimore të Dëshmorëve në Sheshin e Qytetit, Kryetari i Komunës së Obiliqit, z. Xhafer Gashi, së bashku me Kryesuesen e KK Obiliq, familjarët e dëshmorëve, përfaqësues të SHDL-së, Kryetarin e Këshillit të Bashkësisë Islame në Obiliq, Komandantin e Stacionit Policor, asambleistë, ekzekutivin, Ansamblin e Qytetit dhe qytetarë, nderuan veprën e burrave dhe grave të Obiliqit që bashkuan pushkët e tyre me atë të Komandantit Adem Jashari.
Urime Dita e Çlirimit!
Lavdi Komandantit Legjendar Adem Jashari!
Lavdi të rënëve për liri!