Nënkryetari i Komunës së Obiliqit, z. Ibush Mjekiqi, mori pjesë në punëtorinë e organizuar nga organizata “Dëgjo Zërin Tim”, në bashkëpunim me Drejtorinë e Arsimit dhe Njësinë për Barazi Gjinore.
Qëllimi i aktivitetit ishte fuqizimi i nënave përmes punimeve me rruza si formë terapie, kreativiteti dhe zhvillimi të aftësive artizanale.
Nënkryetari Mjekiqi shprehu gatishmërinë e Komunës së Obiliqit për të mbështetur nisma të tilla që fuqizojnë rolin e grave dhe ofrojnë përkrahje për familjet me fëmijë me nevoja të veçanta.