Me rastin e festës së Kurban Bajramit, Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, ka uruar gjithë besimtarët e fesë islame, duke ju uruar që kjo festë të sjellë gëzim e paqe në familjet tuaja!
Urimi i plotë i Kryetarit Gashi:
“Të dashur qytetarë,
Të nderuar besimtarë të fesë islame,
Me rastin e festës së Kurban Bajramit, më lejoni që në emrin tim dhe në emër të Komunës së Obiliqit, t’ju uroj këtë ditë të shenjtë, që simbolizon sakrificën, dashurinë për tjetrin, solidaritetin dhe mëshirën.
Uroj që kjo festë të sjellë gëzim e paqe në zemrat dhe familjet tuaja, e çdo sofër të jetë e mbushur me begati e harmoni. Po ashtu, lutemi që Zoti i Madhërishëm t’ua pranojë haxhin të gjithë haxhilerëve dhe t’ua shpërblejë devotshmërinë.
Me fat Kurban Bajrami!
Xhafer Gashi”