Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, së bashku me Drejtorin e Infrastrukturës Lokale dhe Drejtoreshën e ShFMU “Dr. Ibrahim Rugova”, vunë gurthemelin e pishinës gjysmë olimpike në Obiliq, një projekt shumë i rëndësishëm për komunën e Obiliqit, për sportin dhe të rinjtë tanë.
Kryetari Gashi theksoi se ky projekt do t’u japë mundësi fëmijëve, të rinjve dhe sportistëve të zhvillojnë aftësitë e tyre të notit, duke i hapur rrugën organizimit të aktiviteteve sportive dhe garave në nivel lokal e më gjerë.
Edhe një projekt madhor po i shtohet qytetit të Obiliqit.