Kryetari i Komunës së Obiliqit, z. Xhafer Gashi, së bashku me bashkëpunëtorët, priti në takim z. Sergiy Maslichenko, Drejtor i BERZH-it për Kosovë, si dhe z. Arianit Blakaj, zëvendësdrejtor.
Gjatë takimit u diskutuan mundësitë e financimit për projekte të mëdha kapitale, siç janë projekti i kogjenerimit dhe “Green Park” në Dardhishtë. Po ashtu, u dakorduan për vazhdimin e bashkëpunimit me BERZH-in dhe institucionet e tjera financiare në Kosovë, me qëllim të mbështetjes së projekteve me karakter mjedisor dhe zhvillimor.