Festën e 1 Qershorit, me gëzime e lumturinë e fëmijëve, e filluan që nga sot, ku nën përkujdesjen e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport në bashkëpunim me Qendrën Rinore, në Sheshin “Dëshmorët e Kombit”, kjo festë u përcoll me aktivitete të ndryshme.
Kjo festë u përcoll me maskota të dashura që argëtuan fëmijët, pikturë dhe aktivitete krijuese, lexime dhe lojëra edukative, si dhe muzikë e shumë lojëra interaktive që sollën buzëqeshje dhe gëzim tek të gjithë të pranishmit.
Prezent në këtë aktivitet ishin drejtoresha e DKRS-së, znj. Liridona Shabani, drejtoresha e Administratës, znj. Linda Bekteshi, koordinatorja e Qendrës Rinore, znj. Zelushe Kelmendi, si dhe përfaqësues të OSBE-së.
Drejtoresha Shabani në fjalën e saj përcolli urimet më të përzemërta për të gjithë fëmijët, duke theksuar rëndësinë e mbështetjes institucionale për një fëmijëri të lumtur dhe të sigurt.
Gëzuar festa e 1 Qershorit – Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve!