Kryetari i Komunës së Obiliqit, z. Xhafer Gashi, kaloi një ditë të veçantë, në peizazhin e bukur natyror të fshatit Graboc, tek Mulliri i Hysenajve, me maturantët e Gjimnazit “17 Shkurti” dhe të Shkollës Teknike “Ismail Dumoshi”. Në këtë aktivitet morën pjesë edhe drejtoresha e gjimnazit, znj. Besa Gashi Dvorani, drejtori i shkollës teknike, z. Jakup Hashani, si dhe stafi i profesorëve.
Të rinjtë e pranishëm e shijuan në maksimum këtë ditë, duke u kënaqur me natyrën dhe ambientin e mrekullueshëm që ofron Graboci.
Kryetari Gashime këtë rast, i përgëzoi maturantët për arritjet e deritanishme dhe ju uroi shumë suksese në rrugëtimin që i pret përpara, duke shprehur bindjen se dija dhe vlerat e përvetësuara gjatë shkollimit do t’i shoqërojnë gjithmonë në jetë.