Kryetari i Komunës së Obiliqit, z. Xhafer Gashi, së bashku me bashkëpunëtorë, mori pjesë në Golesh, ku u zhvillua gara ndërkombëtare “Kastrioti Open 2025”, një aktivitet sportiv me pjesëmarrje të gjerë, që mblodhi pilotë nga 22 vende të ndryshme të botës, në kuadër të kalendarit të Federatës Botërore Aeronautike (FAI).
Ngjarja u organizua nga Klubi Aeronautik “Shqiponjat e Kastriotit” dhe tërhoqi vëmendjen edhe të figurave të njohura të sportit ajror.
Nikoqirë të këtij aktiviteti ishin Klubi Aeronautik “Shqiponjat e Kastriotit”, të cilët me përkushtim u kujdesën për pritjen dhe mbarëvajtjen e garës, duke krijuar kushte të përshtatshme për të gjithë pjesëmarrësit.
Gara u zhvillua në një atmosferë të qetë dhe miqësore, ku pjesëmarrësit patën mundësinë të shijojnë jo vetëm emocionet e garës, por edhe mikpritjen tradicionale dhe natyrën e bukur të Goleshi. “Kastrioti Open 2025” përfaqësoi një shembull të mirë të bashkëpunimit ndërkombëtar, promovimit të sportit dhe turizmit vendas.
Kryetari Gashi shprehu falënderim të veçantë për Fanol Shalën për angazhimin dhe kontributin e dhënë në organizimin e këtij aktiviteti.