Sot, në shënim të Ditës Ndërkombëtare të Tokës, Komuna e Obiliqit në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës organizoi një aktivitet të përbashkët për mbjelljen e drunjve në hyrje të qytetit.
Kryetari i Komunës së Obiliqit, z. Xhafer Gashi, së bashku me Kryetarin e Prishtinës, z. Përparim Rama, Nënkryetarin e Komunës së Obiliqit, Drejtorin e DMM-së, Kryeshefin e NPL “Kastrioti”, Menaxherin e KRM “Pastrimi” – njësia në Obiliq, nxënës dhe staf nga Gjimnazi “17 Shkurti”, si dhe bashkëpunëtorë të tjerë, kontribuan në këto aksione simbolik, por shumë domethënës për mjedisin tonë.
Po ashtu, gjatë ditës janë realizuar një sërë aktivitetesh nga DMM, NPL “Kastrioti”, KRM “Pastrimi”, DKA, Gjimnazi “17 Shkurti”, DSHMS dhe QKMF, përfshirë:
Pastrimin e oborreve të shkollave dhe objekteve shëndetësore,
Mbjelljen e luleve dhe drunjve dekorativë,
Largimin e deponive ilegale,
Transportimin e mbeturinave në deponi të autorizuara.
Po ashtu, nën moton e projektit “Green Planet Pioneers”, u bë mbjellja e fidaneve dhe luleve nga nxënësit e Gjimnazit “17 Shkurti”, me mesazhin: “Ndryshimi nis nga rrënjët – dhe ato rrënjë i mbollëm sot së bashku.”
Ky projekt u mundësua falë mbështetjes së Ambasadës Australiane në Zagreb dhe drejtoreshës së Education Code, znj. Mimoza Krasniqi.
Me këtë rast, Kryetari Gashi theksoi se:
“Kujdesi për natyrën është përgjegjësi e përbashkët, dhe vetëm së bashku mund të ndërtojmë një të ardhme më të pastër dhe të qëndrueshme për komunitetin tonë.”
Gëzuar Ditën e Tokës!