Nënkryetari i Komunës së Obiliqit, Ibush Mjekiqi së bashku me Kryesuesen e Kuvendit Komunal, Drejtorin e DIL-së dhe qytetarët e fshatit Graboc bënë vënjen e gurthemelit për Ndërtimin e Urës Automobilistike në Graboc.
Nënkryetari Mjekiqi, falënderoi banorët e fshatit Graboc për bashkëpunimin në projektin Ndërtimi i Urës Automobilistike në Graboc, projekt ky i rëndësishëm për banorët e fshatit Graboc.

