Nënkryetari i Komunës së Obiliqit, njëherit U.d i Drejtorisë së Arsimit, z.Ibush Mjekiq së bashku me zyrtarë nga Drejtoria e Arsimit kanë pritur në takim z. Robert Blease, ekspert kryesor për mbështetje të arsimit para universitar dhe udhëheqës i projektit KosEd, nga zyra e BE-së në Kosovë.
Z.Robert Blease, prezentoi projektin KosEd, projekt ky i cili ka për qëllim ngritjen e cilësisë në Arsim, ky projekt mbështetet nga Ministria e Arsimit, dhe ka për qëllim përmirësimin dhe zhvillimin profesional të mësimdhënësve dhe sigurimin e cilësisë së arsimit në Kosovë!
Nënkryetari i Komunës së Obiliqit, njëherit U.d i Drejtorisë së Arsimit, z.Ibush Mjekiqi, ka falënderuar z.Robert Blease për përkrahjen dhe ka siguruar se përkushtimi i komunës së Obiliqit mbetet që cilësinë në arsim ta përmirësojnë dhe zhvillojnë vazhdimisht.