Në 25 vjetorin e rënies së Dëshmorëve të Kombit, Afrim (Rrahim) Krasniqi, Lutfi (Latif) Krasniqi dhe Agron (Shaban) Gashi, Nënkryetari i Komunës së Obiliqit, z.Ibush Mjekiqi, së bashku me familjarë të Dëshmorëve të Kombit, familjeve të Dëshmorëve e Martirëve të lirisë, Shoqatave të Dalura nga Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, deputetë të Kuvendit të Kosovës, Kryesusen e Kuvendit Komunal në Obiliq, asambleistë, ekzekutivin, dhe bashkëqytetarë, bënë homazhe pranë Pllakës përkujtimore të dëshmorëve në fshatin Siboc, duke nderuar jetën dhe sakrificën e tyre për liri.
Lavdi të rënëve për liri!
Lavdi dëshmorëve të Kombit!









