Bazuar në thirrjen publike për investime kapitale nga Ministria e MMPHI për financim të projekteve kapitale për vitin 2024 .
Komuna e Obiliqit ka aplikuar me tre projekte për investimeve kapitale.
Sot ,është nënshkruar memorandumi i mirëkuptimit për investimin e projektit :
Rikonstruimi i Trotuarit dhe Shtegut për biçikleta në rrugën “Hasan Prishtina” deri tek Termocentrali Kosova A, në vlerë prej 393,017.10€.
Nënkryetari Mjekiqi, ka falënderuar zv.Ministrin e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, për bashkëpunimin në realizimin e projektit në shërbim të komunitetit!

