Në 25 vjetorin e rënies së dëshmorit të Kombit Murat Krasniqi, Nënkryetari i komunës së Obiliqit,z.Ibush Mjekiqi, së bashku ish kryeministrin e Republikes së Kosovës z.Ramush Haradinaj, asambleistë, ekzekutivin, familjarët, familjarë të Dëshmorëve e Martirëve të lirisë, Shoqatave të Dalura nga Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, bashkëveprimtarët e bashkëluftetarët e Dëshmorit me homazhe nderuan sakrificën sublime për më të shtrenjtën liri.
Nënkryetari Mjekiqi në fjalën e tij theksoj se: “Dëshmorët,martirët dhe gjithë të rënët për liri janë krenaria e përjetshme, andaj jetësimi i amanetit dhe idealeve të tyre është obligimi ynë i përbashkët”
I përjetshëm kujtimi për dëshmorin Murat Krasniqi!
Lavdi e përjetshme gjithë të rënëve për liri!

