Në shënimin e muajit të madhërishëm të Ramazanit, muaj ky i sakrificës dhe devotshmërisë për besimtarët musliman, u mbajtë tribunë e Ramazanit ligjëruar nga Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Obiliq, Hoxhë Rexhep ef. Qerkezi, Sekretari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Hoxhë Ahmet ef. Sadriu, si dhe përcjellur nga ilahi nën frymë e nderimit të heronjve të rënë për liri dhe lexime të librit të shenjtë të Kuranit, famëlartë.
Për të vazhduar me iftarin e shtruar në sheshin e qytetit “Dëshmorët e Kombit” me qytetarët e Obiliqit, ku paraprakisht kryetari i komunës së Obiliqit Xhafer Gashi, së bashku me bashkëpuntorë, Kryetarin e Këshillit të Bashkësisë Islame në Obiliq, Hoxhë Rexhep ef. Qerkezi, me bashkëpuntorë, Sekretarin e Bashkësisë Islame të Kosovës, Hoxhë Ahmet ef. Sadriu u përulen pranë Pllakës Përkujtimore të Dëshmorëve të Kombit, ku fal sakrificës së tyre deri në vetëflijim, ne sot shtrojmë iftare e shënojmë festa e gëzime në liri e pavarësi!
Kryetari Gashi, falënderoi në mënyrë të veçantë Kryetarin e KBI-së në Obiliq, Hoxhë Rexhep ef. Qerkezi dhe gjithë anëtarët e KBI-së, për bashkëpunimin duke i bashkuar në një sofër për të bërë iftar, gjithë qytetarët e Obiliqit! Kryetari Gashi, të gjithë besimtarëve musliman, iu uroj agjërim të lehtë e lutje të pranuara! Duke uruar që nga ky muaj i madhërishëm të dalim fitimtarë dhe të përmbushur me vepra të mira e solidare!

